Tetovë, mbeturina të reja në vendin e vjetër

Tetova

Tetovë, mbeturina të reja në vendin e vjetër

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Qytetarë të pandërgjegjshëm përsëri po hedhin mbeturina në vendin e vjetër – në hyrje të qytetit nga drejtimi i Shkupit ku më herët ishte stacion i ngarkimit dhe ishte krijuar deponi e jashtëligjshme.

Mbeturinat janë hedhur përgjatë rrugës e cila është hyrje dhe dalje e qytetit drejtë rrugës së vjetër Tetovë-Shkup, ndërsa njëherësh edhe zonë ekonomike ku funksionojnë shumë subjekte afariste.

Janë lënë pjesë të mobilieve, mbeturina komunale por edhe mbeturina të cilat shihen se janë mbetje e prodhimtarisë së fabrikës.

Që nga gushti i vitit 2019 në atarin e fshatit Falishë është lokacioni i ri ku ndërmarrja publike komunale Tetovë e shfrytëzon si stacion ngarkimi, ndërsa njëherësh si vend tjetër ku qytetarët mund të dërgojnë mbeturina voluminoze dhe mbeturina të tjera më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat