Dy raste të dhunës fizike në mes grave në Tetovë

Tetova

Dy raste të dhunës fizike në mes grave në Tetovë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 12:57
Foto Ilustrim

Policia e Tetovës ka regjistruar dy raste të dhunës fizike në mes grave.

I pari ka ndodhur dje rreth orës 10:10 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.

“Policia e Tetovës ka arrestuar 28-vjeçaren K.T nga Shkupi dhe 36-vjeçaren N.M nga Shtipi, të cilat e kanë prishur qetësinë publike, pas një përleshje fizike në mes tyre. Po merren masat për zbardhjen rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Vllezërit Milladinovci”, para disa ditësh.

“Gjatë ditës së djeshme M.N (27) nga Tetova ka denoncuar se më 15 qershor rreth orës 23:30 në rrugën ‘Vllezërit Milladinovci’ rreth orës 23:30 në afërsi të një shkolle të mesme, është sulmuar fizikisht nga A.M (23) gjithashtu nga Tetova”, thonë nga SPB Tetovë, prej ku shtojnë se po ashtu për këtë rast marrin masa për zbardhjen e detajeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat