Katër vatra të reja e të infektuarve të rinj me coronavirus në Tetovë

Tetova

Katër vatra të reja e të infektuarve të rinj me coronavirus në Tetovë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:25
Tetova

Këtë javë, katër vatra të reja u zbuluan në rajonin e Tetovës, nga ku vijnë një pjesë e të infektuarve të rinj me COVID-19 informojnë nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

Nga 19 raste të reja sot, 11 janë nga komuna e Tetovës, nga tre ka në komunat e Zhelinës dhe Tearcës, si dhe nga një në Bërvenicë dhe Jegunoc.

Kemi katër vatra të reja në familje sepse nuk ka respektim të rekomandimeve për mos grupim, si dhe masat themelore për mbajtjen e maskës mbrojtëse, larjen e duarve dhe mbajtjen e distancës. Në këto dy javë, më shumë se 200 mostra janë marrë në kuadër të skriningut nga mjekët amë.

Komuna e Tetovës është më kritike nga gjashtë komunat me më shumë raste, por numri po ndryshon çdo ditë”, tha Zorica Zafiroska, epidemiologe në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat