Transportonte emigrant nga Turqia, arrestohet 46-vjeçari nga Tetova

Tetova

Transportonte emigrant nga Turqia, arrestohet 46-vjeçari nga Tetova

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 46 vjeçar nga Tetova për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Rreth orës 10.40, policia nga rajoni i Gjevgjelisë ka ndaluar makinën e tipit “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës e që po drejtohej nga XH.A. (46) nga Reçica e Vogël-Tetovë.

Gjatë kontrollit të makinës policia ka kapur dy migrantë, A.V. (24) dhe A.J. (22), të dy nga Turqia.

MPB njofton se të arrestuarit janë dërguar në stacionin e policisë dhe se tashmë është njoftuar Prokuroria Publike për procedurë të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat