Qytetet me më shumë raste aktive me COVID-19, Tetova e dyta

Tetova

Qytetet me më shumë raste aktive me COVID-19, Tetova e dyta

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:49
Tetova

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë informoi se janë regjistruar 120 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 7244.

Ndërsa sa i përket numrit të rasteve aktive, deri në ditën e sotme ai është 3569. Shkupi është i pari me më shumë raste aktive – 1941.

Pas kryeqytetit vijon Tetova me 373 raste aktive dhe Kumanova me 197.

Në vendin e katërt është Ohri me 180 raste dhe Struga e pesta me 173 raste aktive me coronavirus.

Në Gostivar raste aktive ka 103, në Dibër 64, ndërsa në Kërçovë 40.

Që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka bërë afërsisht 70 mijë teste për COVID-19, ndërsa mesatarisht 13 përqind prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat