Pollog, 235 shkelje të rendit dhe qetësisë publike për gjashtë muaj

Tetova

Pollog, 235 shkelje të rendit dhe qetësisë publike për gjashtë muaj

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:09
Foto Ilustrim

Në gjysmën e parë të vitit 2020, në territorin e SPB-Tetovë janë regjistruar gjithsej 235 shkelje të rendit dhe qetësisë publike (TE-126 dhe GV-109), përkatësisht shumica e tyre janë zbardhur plotësisht dhe janë rrumbullakësuar me 209 kërkesa (TE-151 dhe GV-58) për fillimin e procedurës për kundërvajtje.

“Në këto shkelje kanë qenë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë 284 autorë të shkeljeve (TE-204 dhe GV-80). Shumica e kundërvajtjeve (88) kanë qenë sulme fizike, ku janë regjistruar 21 përleshje, 17 ofendime dhe fyerje të zyrtarëve të autorizuar policorë, 16 sharje, bërtitje, sjellje të pahijshme dhe impudente dhe kështu me radhë”.

“Përveç kësaj, në periudhën fjalë, gjithashtu janë regjistruar 9 shkelje brenda dhe rreth shkollave fillore dhe të mesme në këtë rajon (TE-5 dhe GV-4)”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se prishjet e rendit dhe qetësisë në këtë periudhë më së shpeshti kanë ndodhur në rrugë (129) ose në objekte hotelerike (20), ndërsa 57 të tjerët kanë ndodhur nëpër vende tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat