Shtatë raste të reja me coronavirus në Tetovë

Tetova

Shtatë raste të reja me coronavirus në Tetovë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:32
Tetova

Qendra për Shëndet Publik-Tetovë informon se shtatë pacientë të rinj me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara në Tetovë.

“Nga gjithsej shtatë, pesë raste janë banorë të komunës së Tetovës, ndërsa një rast është në vendet e komunave Tearcë dhe Bërvenica”, informoi mjekja Zorica Zafiroska, specialiste në epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.

Policia e Tetovës informon se janë dhënë 29 vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.

“Është bërë kontrolle tek 587 persona në izolim dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve”, informojnë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat