Komuna e Tetovës sivjet nuk planifikon më shumë mjete në përballjen me qentë endacakë

Tetova

Komuna e Tetovës sivjet nuk planifikon më shumë mjete në përballjen me qentë endacakë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Jo në nivelin lokal, por në atë rajonal, Komuna e Tetovës do t’i qaset problemit të qenve endacakë në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe sistematike që ta zgjidhë atë.

Siç tha sot kryetarja Teuta Arifi, komuna është e interesuar të rrisë kapacitetin në këtë segment, por këtë vit nuk ka mundësi financiare.

Që nga maji i vitit 2019, janë shpallur tre tenderë për kujdesin dhe trajtimin e qenve endacakë në komunë. Pas fitimit të tenderit të tretë të fundit, ordinanca veterinare që kryen aktivitetet tani po punon në terren për javën e dytë.

“Dy tenderët e parë ishin secila nga 600 mijë denarë, ndërsa tani i treti është një milion denarë. Ky është proces afatgjatë, por tani ka më shumë mjete dhe do të ketë më shumë rezultate”, tha Rami Selmani, veteriner nga ordinanca që ka tenderin për trajtimin e qenve endacakë.

Policia e Tetovës, mbrëmë regjistroi lajmërimin e fundit për sulm nga qenët endacak, në orën 11:00. Një banore e Bërvenicës (41) ka lajmëruar se ajo ishte kafshuar nga qeni endacak në Bërvenicë, fshati më i afërt në anën jugore të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat