Disa të lënduar nga tre aksidente në Tetovë

Tetova

Disa të lënduar nga tre aksidente në Tetovë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:30
Foto Ilustrim

Dy aksidente me të lënduar dhe denoncim për ndeshje të qëllimshme të automjeteve pas një incidenti paraprak, evidentoi SPB Tetovë në 24 orët e fundit.

“Në bulevardin ‘Marshall Tito’ te Qendra e Kulturës mbrëmë rreth orës 21 një veturë ‘Opel Korsa’ me targa të Tetovës, e drejtuar nga Sh.Z..(53) nga Tetova ka goditur E.A. (67) dhe F.M.(62), të dy nga Tetova. Pas aksidentit, pas lëndimeve është ankuar E.A. e cila ishte dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, bëri të ditur policia.

Paraprakisht, gjatë ditës, në rrugën “171” në Reçicë të Madhe ka pasur aksident mes një veture dhe motoçiklete “filjang” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.A.(46) nga Tetova. Pas aksidentit automjeti ishte larguar, ndërsa B.A. dhe bashkudhëtari i tij 12-vjeçar, të dy nga fshati Pirok, ishin dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihmë mjekësore.

Në polici ka edhe dy denoncime nga dy grupe të personave për incident të njëjtë.

“Në orën 1:40 në Stacionin Policor në Tetovë A.M. (24) dhe L.S. që të dy nga fshati i Tetovës Çellopek, kanë denoncuar se rreth orës 23:30, derisa lëviznin me automjetin e tyre ‘Golf 6’, me targa të Tetovës në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, ishin goditur me qëllim nga B.I. nga Poroji me veturë ‘Pasat’, me targa të Tetovës në të cilën ka edhe një person tjetër nga vendi i njëjtë. Paraprakisht rreth orës 00:15 B.I. nga fshati Poroj kishte denoncuar se në afërsi të pompës së benzinës së fshatit ishte sulmuar fizikisht nga personi A.M. dhe edhe dy persona të panjohur. Pas udhëzimeve nga Prokurori Publik po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhje të plotë të rastit, pas çka do të vijojë edhe parashtrim adekuat”, informon SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat