Tetova disa ditë pa ujë, autoritetet arsyetohen me vjetërsinë e gypave - Bota Sot
Tetova disa ditë pa ujë, autoritetet arsyetohen me vjetërsinë e gypave

Tetova

Tetova disa ditë pa ujë, autoritetet arsyetohen me vjetërsinë e gypave

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:13
Tetova

Për tre ditë me radhë qyteti i Tetovës në pjesën më të madhe të kohës është pa ujë, si pasojë e dy defekteve kryesore që kanë ndodhur në gypin kryesor të ujësjellësit.

Gjatë ditës së djeshme 90% e qytetit ishte pa ujë ndërsa gjatë ditës së sotme 15 % e qytetit për 12 orë rresht është pa ujë të pijshëm.

Nga Ndërmarrja publike komunale thonë se bëhet fjalë për një gyp F 300 i cili është dëmtuar në disa vende si pasojë e shumë faktorëve por nuk mohojnë se rrjeti i ujësjellësit në qytet është shumë i vjetër edhe kjo është një ndër faktorët.

“Arsyet mund të jenë të shumta por një ndër arsyet janë lëvizjet tektonike, reshjet tërmetet punimet që ndodhin rreth lokacioneve dhe vjetërsisë së gypave që ndodhen kanë moshë 60 apo 70 vite, por është edhe pak e habitshme se më 31 korrik e patëm edhe 90 vjetorin e ujësjellësit të qytetit”, thotë udhëheqësi i seksionit të ujësjellësit, Lulzim Shaqiri.

Gjatë ditës së sotme banorë të bllokut të ndërtesave 70 ishin pa ujë. Ata mbushin ujë në një çezmë publike por jo të gjithë duan të flasin para kamerave por thonë se tre ditë pa ujë është një jetë e vështirë.

Qyteti i Tetovës ka një rrjet të vjetër të ujësjellësit, sistemi është i vjetër edhe gypat janë nga salloniti, gypa që plasin shpejt dhe nuk janë aspak elastik. Sistemi i ujësjellësit është 90 vjeçar, ndërsa defektet e shpeshta bëjnë që një pjesë të ndryshme të qytetit shpesh të të ngelin pa ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat