Ndalohen 10 emigrantë që udhëtonin në një kamion me targa të Tetovës

Tetova

Ndalohen 10 emigrantë që udhëtonin në një kamion me targa të Tetovës

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:07
SPB-Tetovë

Dhjetë emigrantë kryesisht nga Iraku, Bangladeshi dhe Pakistanit, janë zbuluar sot në një maune me targa të Tetovës, e cila vinte nga Greqia. Emigrantët janë kapur pas futjes së maunës në terminalin e Tetovës, kur nga një i punësuar janë dëgjuar zhurma në rimorkion e maunës.

Pas hapjes nga pjesëtarët e SPB-së së Tetovës, është vërejtur se brenda rimorkios ka dhjetë emigrantë. Të njëjtët kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pa ujë dhe pa ushqime. Emigrantët janë dorëzuar në zyrën për emigracion të vendit dhe po procedohet rasti, ndërsa në vendin e ngjarjes.

“Bashkë me vozitësin e maunës, S. A., 25 vjeç nga fshati Sedllarcë e Epërme e Tetovës janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtejme.

SPB Tetovë po punon në zbardhjen e rastit dhe nga informacionet në terren do përcaktohet se në çfarë mënyre e kanë kaluar kufirin dhe cili ka qenë destinacioni i tyre i fundit- deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB – Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat