Sulm fizik në Spitalin e Tetovës, pësojnë edhe policët

Tetova

Sulm fizik në Spitalin e Tetovës, pësojnë edhe policët

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:19
Tetova

Dy vëllezër janë ndaluar mbrëmë nga policia e Tetovës pasi më parë ishin sjellë në mënyrë agresive në spitalin klinik me të punësuarit dhe kanë shprehur agresivitet edhe ndaj policëve të cilët kishin shkuar për të ndërhyrë.

Vëllezërit kishin ardhur në spital për të ndihmuar më të voglin prej tyre.

“Rreth orës 2.25 të mëngjesit, oficerët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar N.A (47) nga Tetova, i cili u soll në mënyrë agresive dhe u përpoq të sulmonte policët me një send të mprehtë. N.A. u mbajt në Stacionin Policor Tetovë për procedura të mëtejshme.

Pak më vonë, rreth orës 3.50 të mëngjesit, oficerët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar edhe personit J.A (42), i cili sillej në mënyrë agresive, dhe ka thyer xhamin e derës së spitalit të Tetovës”, informojnë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat