Tetovë, qentë i shpëtuan jetën nga ariu

Tetova

Tetovë, qentë i shpëtuan jetën nga ariu

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Gafurri jeton në këto bjeshkë gjatë gjithë jetës dhe jo rrallë herë është ndeshur me arinj e ujqër, por deri para dy dite, nuk i kishte ndodhur që të sulmohet, por këto ditë u sulmu nga ariu.

“I lëshova dhen’t, tu hy në mal poshtë, doli ariu. Kur e pash, vrapova të iki, mirëpo ajo prap më e shpejtë se unë. Erdhën qentë, u përlan dhe më lëshoi”.

Falë këtij qeni, ai shpëtoi vetëm me lëndime të lehta trupore.

-A mundemi me thënë se që qeni ua shpëtoi jetën?

Po, po! Mos të ishin qentë do të më mbyste.

Ariu që e sulmoi Gafurrin është rritur në malin që është afër fshatit Lisec. Familja Jusufi merret me blegtori. Fatmirësisht, kryefamiljari ndjehet mirë dhe shumë shpejtë do ti kthehet jetës normale dhe punëve që e presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat