Protesta ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike në katër komuna në Tetovë

Tetova

Protesta ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike në katër komuna në Tetovë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:54
Tetovë

Këshilli organizativ i iniciativës “Mjaft” sot në bashkëpunim me Bashkësitë lokale ka organizuar protestë në katër mjedise rurale të Tetovës me qëllim të shprehet pakënaqësi nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Qytetarët janë mbledhur në protesta publike në sheshin e Zhelinës (Komuna e Zhelinës), në oborrin e shkollës fillore në Çellopek, (Komunë e Bërvenicës), në oborrin e shkollës në Bogovinë, (Komuna e Bogovinës) si dhe para ndërtesës komunale në Tearcë, (Komunë e Tearcës)”, informojnë nga iniciativa.

Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të rrymës për 46 për qind, shpërbërjen e Komisionit Rregullator të Energjetikës, të ulet TVSH-ja nga 18 në 5 për qind si dhe të formohet organ i pavarur arbitrar i cili do të verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe do të adresojë ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat