SPB Tetovë me kontrolle për vendosje të paligjshme të “flesherëve” në makina

Tetova

SPB Tetovë me kontrolle për vendosje të paligjshme të “flesherëve” në makina

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:38
Foto Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka filluar me kontrollin dhe masat e tjera për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të automjeteve, të cilat në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, kanë instaluar dhe përdorur pajisje për dhënien e sinjaleve të veçanta të dritës dhe zërit, të njohura si “Flesher” të cilët përdoren në mënyrë të paligjshme, përdoruesit e pajisjeve të tilla sanksionohen duke i’u përgatitur parashtresa adekuate, në përputhje me nenet 138, 139 dhe 140 të ligjit në fjalë.

Gjoba për personat fizik është 300 euro, kurse për personat juridikë 2000 euro në kundërvlerë me denarë.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë përkujton se ky lloj pajisjesh mund të përdoret vetëm nga automjetet e shoqëruara nga policia ose policia ushtarake, si dhe automjetet me të drejtë kalimi (mjekësore, zjarrfikëse dhe të tjera).

Në mënyrë që të informohen nga afër për mënyrën e përdorimit të pajisjeve për dhënien e sinjaleve të veçanta të dritës dhe zërit, por edhe për implikimet ligjore nëse ato abuzohen nga individë ose persona juridikë, Njësiti për parandalim nga SPB Tetovë do të organizoj takime me persona përgjegjës të vetëqeverisjeve lokale në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat