Ekspozitë kolektive për fund të edicionit të 11-të të kolonisë artistike ndërkombëtare në Tetovë

Tetova

Ekspozitë kolektive për fund të edicionit të 11-të të kolonisë artistike ndërkombëtare në Tetovë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:03
Foto Ilustrim

Me ekspozitë kolektive të njëzet e tre artistëve sot ishte shënuar fundi i përvjetorit të 11-të të edicionit nga Kolonia artistike ndërkombëtare në organizim të institucionit nacional “Galeria Artistike” nga Tetova.

Artistët shtatë ditë kanë krijuar veprimtari në qytet nën Sharrin prejse kolonia ishte hapur të premten e kaluar. Janë ekspozuar 35 vepra artistike të cilat pas përfundimit të ekspozitës do të mbesin në fondin e galerisë.

“Më vjen mirë që kjo koloni e cila filloi në kohën kur unë isha pjesë e Galerisë artistike mbeti manifestim tradicional”, theksoi në hapjen solemne të ekspozitës kolektive, sekretari shtetëror Valmir Aziri, i cili në të kaluarën ka qenë edhe drejtor i galerisë artistike të Tetovës.

Një pjesë e edicionit të 11-të të kësaj kolonie ishin 23 artistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Turqia të cilët shtatë ditë kanë punuar dhe krijuar në shumë lokacione të qytetit dhe rrethinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat