Carovska në Tetovë: Është i rëndësishëm bashkëpunimi, që të kemi vit shkollor të suksesshëm

Tetova

Carovska në Tetovë: Është i rëndësishëm bashkëpunimi, që të kemi vit shkollor të suksesshëm

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:48
Milla Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot e ka vizituar shkollën fillore komunale “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, ku mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike të nxënësve deri në klasën e tretë.

Ajo tha se është e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe viti shkollor të jetë i suksesshëm.

“Nëse së bashku ballafaqohemi me sfidat, ato më lehtë do të tejkalohen. Kjo është dëshmuar edhe në shkollën ‘Kirili dhe Metodi’, ku bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale dhe shkollën, si dhe angazhimi i të gjithë mësuesve rezultojnë me gatishmëri për fillimin e vitit të ri shkollor, në dy mënyra”, tha Carovska.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se bashkëpunimi me të gjitha nivelet do të jetë kyç për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është periudhë e ndjeshme, vit shkollor që nuk iu ngjan tjerëve. Të gjithë duhet të jemi solidar dhe me mirëkuptim në këtë proces”, tha Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat