SPB Tetovë: Fundjavën e kaluar sezoni i ri i gjuetisë është hapur edhe zyrtarisht

Tetova

SPB Tetovë: Fundjavën e kaluar sezoni i ri i gjuetisë është hapur edhe zyrtarisht

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 12:04
Foto Ilustrim

Fundjavë e kaluar (3/4 tetor), sezoni i ri i gjuetisë është hapur edhe zyrtarisht në zonën më të gjerë të Pollogut, me qëllim të parandalimit në kohë, përkatësisht të pengohen veprime të paligjshme që mund të kryejnë individë të caktuar por edhe të gjuetarëve për tu informuar më nga afër për pasojat e veprimeve të tilla, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon që në vazhdimësi të respektohet Ligji për Gjuetinë.

Sanksionet për mosrespektim të dispozitave të Ligjit për Gjuetinë janë rigoroze dhe pa përjashtim do të zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë, qofshin ata gjuetarë fillestarë apo adhurues me përvojë të këtij sporti rekreativ, gjegjësisht hobi.

Gjuetarëve nga Pollogu gjithashtu u kujtohet se gjuetia e paligjshme paraqet vepër penale, për të cilën parashikohen gjobëvënie dhe burgim prej gjashtë muaj deri në tre vjet, varësisht nga koha, ku dhe çfarë është gjuajtur.

Gjuetarët udhëzohen të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në përdorimit të armëve që posedojnë
dhe mbajnë me vete në gjueti në mënyrë që të mos rrezikojnë pronën dhe sigurinë e të tjerëve, por edhe të mos u japin armët të tjerëve.

Përndryshe, me fillimin e sezonit të ri, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në bashkëpunim me
shërbime të tjera, në mënyrë të konsiderueshme ka përforcuar kontrollet nëpër vendgjuetitë në rajon dhe ndërmerr masat dhe aktivitetet e duhura për parandalimin dhe sanksionimin e gjuetisë së paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat