Për një orë janë gjobitur 70 shofer në Tetovë

Tetova

Për një orë janë gjobitur 70 shofer në Tetovë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:42
Ilustrim

Për një orë në Tetovë, policia gjobiti 70 shoferë dhe brenda 20 ditësh, më shumë se 9.000 gjoba u dhanë të gjithë vendin.

“Të gjitha shkeljet në komunikacion janë të sanksionuara, veçanërisht ato që janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda. Deri më tani, në këto njëzet ditë që nga fillimi i kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, janë dhënë rreth 9.000 sanksione, kryesisht për shpejtësi, automjete të paregjistruara, dhe motoristët që nuk i përmbahen rregullave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Toni Angellovski.

Ai u bëri apel qytetarëve të Tetovës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion për të rritur sigurinë.

“Në vetëm një orë në kontrollin e sotëm të veprimit në Tetovë, u dhanë 70 sanksione, kryesisht për automjete të paregjistruara, vozitje pa patentë shoferi dhe për shkelje tjera” tha Angellovski, i cili theksoi se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat