Tetovë: 225 raste aktive me COVID-19, 93 viktima

Tetova

Tetovë: 225 raste aktive me COVID-19, 93 viktima

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 15:16
foto ilustrim

Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës, informon se deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 1607.

Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1220 persona kurse 93 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 225.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostikuarëve me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:

-Komuna e Tetovës 1057
-Komuna e Bogovinës 126
-Komuna e Tearcës 137
-Komuna e Bërvenicës 91
-Komuna e Jegunovcës 106
-dhe Komuna е Zhelinës 86.

“Deri më tani kapacitetet e Qendrës klinike në Tetovë janë duke shërbyer në mënyrë optimale pacientët dhe rastet e personave të infektuar me COVID-19 dhe nuk ka probleme sa ju përket kapaciteteve dhe personelit mjekësor. Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës apelon deri tek autoritetet kompetente shëndetësore që të rritet numri i termineve për testime për covid19 që bëhet nëpërmjet mjekëve amë në komunën e Tetovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa nga SPB Tetovë informuan se nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë shqiptuar mbi 7000 gjoba për mosmbajtje të maskave mbrojtëse në territorin e komunës së Tetovës dhe komuave përreth.

Gjithashtu SPB Tetovë ka inicuar 2 parashtresa për bankat komerciale që nuk kanë mbajtur rend dhe nuk kanë respektuar masat mbrojtëse ndaj covid19 brenda dhe jashtë objekteve bankare.

Procesi i mësidhënies nga distanca po zhvillohet në mënyrë solide në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës edhe atë përmes platformës Microsoft Teams

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat