Tetovë:Aktivitete të intensifikuara të kontrollit në transportin publik të udhëtarëve

Tetova

Tetovë:Aktivitete të intensifikuara të kontrollit në transportin publik të udhëtarëve

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:31
Foto Ilustrim

Që nga fundi i muajit të kaluar (shtator-tetor), Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, ndër të tjera, ka ndërmarrë aktivitete të intensifikuara të kontrollit në transportin publik të udhëtarëve, i cili përfshin autobusë ndërqytetës dhe lokalë, furgonë dhe taksi të udhëtarëve.

Në tridhjetë ditët e kaluara në rajonin Tetovë-Gostivar, u zbuluan dhe sanksionuan ligjërisht gjithsej 61 automjete (TE-50 dhe GV-11), të cilat kryenin transport publik pa licencat përkatëse. Në bashkëveprim me Departamentin e krimit ekonomik, për të gjithë janë përgaditë padi adekuate penale sipas nenit 284 A, të Kodit Penal dhe do të përballen me sanksionet e parashikuara monetare dhe të tjera.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat