SPB-Tetovë: 34 persona izolim

Tetova

SPB-Tetovë: 34 persona izolim

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

Nga SPB Tetovë informojnë se dje janë shqiptuar 94 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (25.10./26.10.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 94 personave (TE-65 dhe GV-29) u janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë”, thonë nga SPB Tetovë.

Nga atje thonë se gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 34 persona (GV), ndërsa janë regjistruar shkelje të masës së personave që janë në izolim dhe vetizolim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat