Tetovë: Tridhjetë përqind e të testuarve për COVID-19 rezultojnë pozitivë

Tetova

Tetovë: Tridhjetë përqind e të testuarve për COVID-19 rezultojnë pozitivë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:18
Qendra e Shëndet Publik në Tetovë

Nëse në periudhën e verës nga numri i përgjithshëm i të testuarve për coronavirus në Tetovë, shtatë përqind rezultonin pozitiv, tani kjo përqindje është 30.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë thonë se mosrespektimi i masave, mbeten shkaqet kryesore për përhapjen e madhe të sëmundjes COVID-19.

“Tetova së bashku me rajonin ndodhe në fazën e rrezikut të lartë, në fazën e transmetimit të shpejtë të virusit. Javën e kaluar numri i të sëmurëve u dyfishua. Në rajonin e Tetovës javën e kaluar u regjistruar gjithsej 205 raste të reja me coronavirus. Në periudhën e verës përqindja e rasteve të reja ishte 7, ndërsa tani është 30”, deklaroi Suzana Subashiq – udhëheqëse e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Qendrës për Shëndet Publik.

Epidemiologët në Tetovë thonë se ka transmetim të lartë të virusit, gjegjësisht përhapje të sëmundjes për shkak të mosmbajtjes së maskave.

“Në këto momente kemi vatra familjare, përhapje të sëmundjes brenda familjeve. Nuk duhet të mbyllen tregjet, por njerëzit duhet t’i respektojnë masat, të mbajnë maska dhe distancë fizike”, tha Subashiq.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuar me COVID-19 është 1923, prej të cilëve 1.417 janë shëruar, kurse 98 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri dje (26 tetor) është 408.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat