Qeveria ndanë 29.5 milionë denarë për bul. “Bllagoja Toska” në Tetovë

Tetova

Qeveria ndanë 29.5 milionë denarë për bul. “Bllagoja Toska” në Tetovë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Qeveria mbrëmë në seancën e saj të 24-të me radhë ka ndarë mjete për realizimin e disa projekteve kapitale e në mesin e tyre ka ndarë mjete edhe për rekonstruktimin e bulevardit “Bllagoja Toska”, në Komunën e Tetovës.

Për realizimin e ketij bulevardi janë ndarë 29.500.000,00 denarë, njoftojnë nga Qeveria.

Me hapjen e bulevardit ” Bllagoja Toska” parashikohet të eliminohet dendja dhe rrëmuja e komunikacionit në Tetovë.Ndërkohë që ky projekt disa herë ishte premtuar nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Nga Qeveria kanë informuar se gjithashtu janë ndarë gjithsej 120.6 milion denarë për projekte kapitale në komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat