Tetovë: 1.632 raste me COVID-19 në muajin nëntor

Tetova

Tetovë: 1.632 raste me COVID-19 në muajin nëntor

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Në rajonin e Tetovës vetëm në nëntor janë regjistruar 1632 raste të reja me Covid-19, ndërsa gjithsej prej muajit shkurt deri në muajin tetor janë regjistruar 2.187 raste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në muajin nëntor është shtuar edhe numri i personave të shtrirë në spital si pasojë e Covid-19.

“Përshi ditën e fundit të nëntorit, kemi 47 persona që po marrin trajtim spitalor. Tridhjetë janë raste më të rënda të cilët janë në mbështetje të vazhdueshme të oksigjenit, ndërsa pjesa tjetër marrin mbështetje me oksigjen sipas nevojës ose në mënyrë periodike. Në mes të nëntorit, është regjistruar një maksimum prej 51 personash që kanë marrë trajtim spitalor. Në periudhën shkurt-tetor, numri i të shtruarve në spital ndryshonte, por ka pasur aq shumë pacientë qenë si tani”, tha Gzim Nuredini, koordinator i covid-qendrës.

Në rajonin e Tetovës, në ditën e fundit të nëntorit është regjistruar numri më i vogël i të diagnostikuarve, respektivisht 11 raste të reja, ndërsa ndërsa më shumë raste janë regjistruar me 1 dhe 8 nëntor, gjegjësisht janë regjistruar 95 raste të reja në dy ditë. Nga pesë viktima janë regjistruar me 2, 10 dhe 27 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat