Vidhen dy automjete në Tetovë

Tetova

Vidhen dy automjete në Tetovë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:45
Foto Ilustrim

Në Policinë e Tetovës gjatë ditës së djeshme u raportua për du vjedhje të automjeteve, ndërsa sot një prej automjeteve është gjetur dhe është kthyer te pronari.

“Dje rreth orës 14:30, G.A (52) nga Tetova në SPB Tetovë denoncoi se në rrugën ‘Bllagoja Toska’ i është vjedhur automjeti ‘Opel Omega’ me tabela të Tetovës. Automjeti ‘Opel Omelga’ rreth orës 7:30 është gjetur në rrugën Tetovë-Gostivar dhe është kthyer te pronari”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Rasti i dytë është raportimi i A.R (42) nga Sedllarca e Epërme i cili në policinë e Tetovës ka denoncuar se i është vjedhur automjeti ‘Ford Galaxy’ me tabela të Tetovës.

Nga policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat