Ndahet nga jeta imami Haki Ef. Agushi nga Tetova

Tetova

Ndahet nga jeta imami Haki Ef. Agushi nga Tetova

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Haki ef Agushi

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të hoxhës tonë, ish kryetari i Kuvendit të BFI-së dhe ish imam në fshatin Tearcë, H. Haki ef Agushi.

Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emër të hoxhallarëve, xhematit të Tetovës dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, shokëve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat