Gjoba deri në 500 euro për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike

Tetova

Gjoba deri në 500 euro për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Në prag të festave të fundvitit SPB-Tetovë paralajmëron qytetarët për gjobat që parashikon Ligji për kundërvajtje në rast të përdorimit dhe shitjes së pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike.

“Shit-blerja dhe aktivizimi i pushkaliqeve në vendet publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të banesave paraqet shkelje ligjore, për të cilën në bazë të nenin 31 nga Ligji për kundërvajtje është paraparë gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë.

Nga aty shtojnë se policia gjatë këtij muaji ka shtuar kontrollet dhe aktivitetet e tjera, të ndërlidhura me parandalimin dhe pengimin e shitjes dhe përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat