Komuna e Tetovës nuk do të lejojë shitje të sendeve të Vitit të Ri në tezga

Tetova

Komuna e Tetovës nuk do të lejojë shitje të sendeve të Vitit të Ri në tezga

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Komuna e Tetovës ka vendosur që këtë vit të mos lëshojë leje për përdorimin e hapësirave publike në shesh për shitjen e kartolinave të Vitit të Ri, dekorimeve dhe sendeve të ngjashme. Në njoftimin e sotëm për publikun, nga atje shpjegojnë se vendimi bazohet në rregulloret për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sipas urdhëresave të marra nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sipas rregulloreve të autoriteteve shëndetësore për shkak të pandemisë me Kovid-19, Komuna e Tetovës ju njofton se ka marrë Vendim që këtë vit të mos lëshojë aprovim për përdorimin e hapësirave publike (tezga) për qendrat e qytetit gjatë festave të Vitit të Ri. Dënimet do të jepen sipas ligjeve në fuqi. Kushdo që do të përpiqet të shkelë këtë vendim, i cili do të jetë i vlefshëm derisa Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë një vendim të ri”, thuhet në komunikatën e Komunës së Tetovës.

Komuna e Tetovës tashmë ka marrë një vendim që nuk do të ketë fonde për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri të dhe se nuk do të ketë pritje të Vitit të Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat