Zjarrfikësit në Tetovë me protesta kërkojnë korrigjim të rrogës që ju është premtuar nga komuna

Tetova

Zjarrfikësit në Tetovë me protesta kërkojnë korrigjim të rrogës që ju është premtuar nga komuna

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:10
Zjarrfikësit e Tetovës

Zjarrfikësit e Tetovës, anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore, sot kanë mbajtur protesta në qarkoren e njësitit të zjarrfikësve.

Ata sërish kërkojnë nga komuna, që si themeluese t’ua paguajë shtesat e premtuara të pagës, të cilat kanë qenë pjesë e marrëveshjes së qershorit të vitit 2019.

“Janë shkelur afatet e arsyeshme për problemet ligjore. Kishim marrëveshje që të tejkalohen problemet, megjithatë nga ana e tyre nuk ka përgjigje, vetëm shtyrje kohore dhe deri sot nuk ka asnjë përgjigje. Kërkojmë atë që na takon me ligj”, tha Sasho Mishevski – kryetar i njësisë sindikale në Tetovë.

Ai tha se zjarrfikësit e Tetovës kanë katër kërkesa për komunën.

“Kërkojmë sigurim kolektiv nga punëdhënësi, në të gjithë shtetin ka sigurim kolektiv vetëm ne nuk kemi. Së dyti, gjithkund janë bërë korrigjime të shtesave të rrogës gjatë punës së natës, festave, fundjavave dhe ka orë shtesë, vetëm tek ne nuk janë korrigjuar”.

“Së treti, sikur kolegët në Shkup që e morën, edhe ne kërkojmë korrigjim të rrogës të 20 përqind rrezikut në punë. Ajo nuk është e përfshirë në rrogë. Dhe së fundmi, me vendim gjyqësor për vitet e kaluara është vendosur të paguhen 60 mijë denarë për parashtresa, deri tani nuk janë paguar, janë paguar vetëm 20 mijë denarë”, tha Mishevski.

Në protestën e sotme, zjarrfikësit thanë se i japin afat Komunës së Tetovës të vendosë për kërkesat e tyre, në të kundërtën do të vazhdojnë me protestat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat