Tetovë: Intensifikohen ndjeshëm aktivitetet e kontrollit në lidhje me parkimin në qytet

Tetova

Tetovë: Intensifikohen ndjeshëm aktivitetet e kontrollit në lidhje me parkimin në qytet

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:12
Foto Ilustrim

Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor-Tetovë, gjatë këtij muaji ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetet e kontrollit në lidhje me parkimin në qytet informon Tetovasot. Deri dje (17 dhjetor), mbi 270 masa janë marrë në lidhje me parkimet e paligjshme, gjegjësishtë parkimit të gabuar, kryesisht në zonën qendrore të qytetit.

Brenda këtyre masave, 93 automjete janë sanksionuar dhe ngritur nga shërbimi komunal i merimangës, të cilat kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.

Për të gjithë shkelësit u përgatitën parashtrime të përshtatshme ose paralajmërime me shkrim, varësisht nga lloji, vendi dhe karakteri i shkeljes, nvarësisht ng kjo, ata do të përballen me gjoba prej 45 deri në 180 euro në kundërvlerë të denarit dhe pronarët e automjeteve të marra nga “shërbimi merimangë” do të duhet të paguajnë një tarifë të veçantë monetare për marrjen dhe transportimin.

Aktivitete të tilla do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme, veçanërisht pasi deri në fund të muajit dhe në gjysmën e parë të muajit tjetër është e mundur ardhja e një pjese të mërgimtarëve, gjë që do të rrisë frekuencën e përgjithshme në rrugët e Tetovës, si dhe rrugët rajonale dhe lokale përreth. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat