Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në rajonin e Tetovës

Tetova

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në rajonin e Tetovës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Foto Ilustrim

Gjatë tre javëve të kaluara është shënuar ulje për 30 përqind e numrit të rasteve të reja me Covid-19 në rajonin e Tetovës. Javën e kaluar, prej 14 deri më 20 dhjetor, shënohen 206 raste të reja, prej 7 deri më 13 dhjetor ka pasur 286, ndërsa prej 30 nëntor deri më 6 dhjetor – 293.

Deri sot në mëngjes, 39 pacientë janë hospitalizuar për mjekim në Spitalin klinik në Tetovë dhe covid-qendrën. Më së shumti ka pasur 51 persona për mjekim spitalor.

“Për një nuancë është më e mirë gjendja gjatë javës së kaluar. Këtë fundjavë nuk ka raste të vdekjes. Tek pacientët e hospitalizuar shënojmë rikuperim, por ka edhe të atillë të cilët po përballen me pasoja sekondare nga Kovid-19, siç janë problemet me mushkëritë, vështirësitë neurologjike, koagulimi i përforcuar dhe të ngjashme”, deklaroi dr. Gëzim Nuredini, koordinues në covid-qendër.

Javën që shkoi u shënuan gjithsej nëntë raste të vdekjes të moshës prej 51 deri 81 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat