Rrahet mizorisht në burgun e Shutkës shqiptari nga Çellopeku i Tetovës

Tetova

Rrahet mizorisht në burgun e Shutkës shqiptari nga Çellopeku i Tetovës

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës është rrahur në mënyrë mizore nga gardianët e burgut të Shutkës, ankohen familjarët e tij. Sipas familjarëve, 23 vjeçari me iniciale M.M. është rrahur për shkaqe banale.

“Informacionin ne si familje e morëm nga të burgosur tjerë në Shutkë. Disa thonë se familjari jonë është rrahur vetëm pse ka kërkuar një tabletë kundër dhimbjeve, disa për shkak se nuk ka ditur të flasë maqedonisht. Por siç na treguan, ai është rrahur nga gardianët rreth një orë pa ndërpre, pasi është lidhur te radiatorët.

Britmat dhe rënkimet janë dëgjuar në gjithë burgun”, rrëfejnë familjarët.

Nga drejtoria e burgut të Shutkës paralajmërojnë informacione për rastin gjatë ditës së nesërme. Nëse vërtetë konstatohet tejkalim i kompetencave nga gardi, ata do të mbajnë përgjegjësi, thonë nga drejtoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat