Zaev: Bulevardi “Bllagoja Toska” bëhet me para të Qeverisë, Komuna e Tetovës duhet të dorëzojë raport

Tetova

Zaev: Bulevardi “Bllagoja Toska” bëhet me para të Qeverisë, Komuna e Tetovës duhet të dorëzojë raport

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:21
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev shpreson se një nga punimet më të mëdha infrastrukturore në Tetovë e që janë punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” do të përfundojë gjatë vitit 2021.

Ai në Tetovë ishte në hapjen e hapësirave të reja të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

“Më në fund përfundoi procedura administrative me 29.500.000 denarë të dhëna nga Qeveria që të paguhet eksproprijimi. E dyta është 45/46 milionë denarë për realizimi e rrugës nga paratë e TAV. Për të gjithë paratë komunat duhet të dorëzojë raport në Qeveri për mjetet që duhet të arsyetohen. Në vitin 2021 besoj se bulevadri do të ndërtohet”, tha Zaev.

Nga mjetet e kargo aeroportit të TAV në Shtip e që u çuan në 75 komuna, për Tetovën krahas bulevardit u ndanë mjete për rikonstruktimin e gjimnazit dhe disa projekte më të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat