Foshnja e parë në Tetovë është e gjinisë mashkullore, lindi në ora 00:25 pas mesnate

Tetova

Foshnja e parë në Tetovë është e gjinisë mashkullore, lindi në ora 00:25 pas mesnate

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Foshnja e parë e lindur në vitin 2021 është nga gjinia mashkullore që peshon 2.6 kilogramë dhe gjatëse prej 48 centimetrave që vjen nga fshati Sellcë.

“Komuna e Tetovës si çdo vit ka ndarë një shumë prej 40.000 denarësh, kurse ashtu si edhe vitin e kaluar kompania “CHARLI Baby” bën dhuratë një krevat dhe karrocë për fëmijën”, shkruan kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Vogëlushit i dëshiroj të rritet i shëndoshë dhe pa brenga, kurse prindërit i uroj pafundësisht meqë një fëmijë i porsalindur është si fillimi i të gjitha gjërave – shpresës, ëndrrave dhe mundësive”, shkruan Arifi.

Ndryshe, foshnja e parë në Maqedoni lindi në ora 00:01 dhe ishte e gjinisë Mashkullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat