“Rruga e vdekjeve”, protestuesit me ultimatum për komunën e Tetovës

Tetova

“Rruga e vdekjeve”, protestuesit me ultimatum për komunën e Tetovës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:23
Protestuesit

Nëpërmjet protestës dhe bllokimit të rrugës Industriale, banorët e kësaj lagje kërkojnë nga Komuna e Tetovës që pa humbur kohë për këtë rrugë të merr masa të sigurisë pasi çdo vit po regjistrohet nga një viktimë. Protestuesve iu bashkëngjit edhe prindi i gjashtë vjeçares e cila nga goditja që mori nga një makinë humbi jetën në vend ngjarje

Duhet të marrin masa menjëherë, mua më ndodhi rasti mos i ndodhe edhe dikujt tjetër. Krejt jemi me fëmijë, mos i ndodhe dhe dikujt tjetër”-tha Bashkim Memedi, prindi i vajzës së ndjerë.

Këshilli protestues kërkon nga Komuna që në afat prej dy javësh të vendosin policë të shtrirë, rruga të ndahet në mes me mburoja teli, të ndriçohen vendet ku ka vizbardha dhe të ketë policë për kontroll të vazhdueshëm.

“Ne kërkojmë që këtu të bëhet siguria e nxënësve për të shkuar në shkollë. Kemi qenë në komunë s`di sa herë si lagje jemi taku edhe me kryetaren e komunës, premtime kemi pas boll por deri sot asgjë nuk është bë për këtë rrugë. Këtu humbim jetë fëmijësh”

“Të ndërtohet një rreth i madh, gjysma e rrugës të ndahet në pjesë dhe atëherë nuk do ketë mundësi të rritet shpejtësia”

“Organet kompetente kanë dy javë afat për të dalë me strategji konkrete për rregullimin e kësaj çështje”

Nga Komuna e Tetovës thonë se sa i përket vendosjes së pengesave në rrugë me qëllim kufizimin e shpejtësisë së automjeteve do të kërkojnë pëlqim nga SPB-ja. Për vendosjen e mbikalimit nga Komuna thonë se do të veprojnë në kuadër të ligjit duke marrë parasysh faktin e kategorizimit të kësaj rruge si rrugë magjistrale.

Përndryshe, në këtë rrugë për çdo ditë kalojnë edhe rreth 300 nxënës të shkollës fillore “Kirili e Metodij”, jeta e të cilëve është në rrezik nga vozitës të pandërgjegjshëm të cilët nuk respektojnë kufizimet e shpejtësisë po as semaforin e vendosur. Kërkesa si të banorëve deri tash disa herë ka bërë edhe drejtoria e Shkollës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat