Tetovë, 50 masa për parkim të paligjshëm

Tetova

Tetovë, 50 masa për parkim të paligjshëm

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, dje (27 janar) ka intensifikuar aktivitetet e vazhdueshme për rend dhe siguri më të madhe me parkim, kryesisht në rrugët “Ilinden” dhe “Iliria” në Tetovë.

Gjatë këtyre aktiviteteve janë konstaruar më shumë se 50 masa për parkim të paligjshëm, gjegjësishtë parkim i gabuar, kryesisht për parkim në të ashtuquajturat rreshta të dyfishtë.

Ndaj shkelësve janë përgatitur parashtresa adekuate dhe në varësi të veprës, të njëjtit do të përballen me gjobat e parapar prej 45 deri në 180 euro në kundërvlerë të denarit.

Përveç kësaj, 9 automjete janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës dhe janë transferuar në vendin e caktuar nga vetëqeverisja lokale e Tetovës.

Dje, gjithashtu në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, është kryer një aksion kontrollues lokal i shpejtësisë, brenda të cilit janë zbuluar dhe
sanksionuan gjithsej 8 automjete që e kishin tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar në këtë rrugë dhe në të njëjtën rrugë edhe ditëve në vijim parashikohen kontrolle të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat