Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! 

Tetova

Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! 

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Florin Besimi

BDl e Tetovës me të madhe po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Edhe pse kryetarja aktuale e komunës, Teuta Arifi është shprehur e gatshme të garojë për herë të tretë, dega si duket ka vendosur ta falenderojë për kontributin e deritanishëm dhe të dalë me kandidat të ri.

Kurse si kandidat më serioz përmendet dr. Florin Besimi, drejtor i përgjithshëm në spitalin e Tetovës. Besimi ka fituar simpatitë e aktivistëve lokalë, por edhe të udhëheqësisë partiake, si një nga më meritorët për rezultatin e BDl-së në njësinë e gjashtë zgjedhore, peandaj pritet së shpejti të zyrtarizohet si kandidat. Meret vesh se shokët dhe njerzit e afërm tashmë kanë filluar ta urojnë besimin për sfidën e tij të re.

Kurse BDl nuk do ta harrojë as kontributin e kryetares aktuale, që është nga radhët e saj dhe pritet ta nominojë për ministre ose ambasadore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat