Tetovë, 12 qytetarë të kafshuar nga qentë endacakë

Tetova

Tetovë, 12 qytetarë të kafshuar nga qentë endacakë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Për një javë, 12 persona në Tetovë kanë pësuar nga kafshimi i qenve, thonë të dhënat e Sektorit të punëve të brendshme të Tetovës. Më të rrezikuar janë fëmijët, por edhe të moshuarit, të cilët më së shpejti ulën nëpër parqe, ku edhe siç e shihni, qëndrojnë të shtrirë qentë endacak.

“Qentë ja qentë rrugëve rrinë gjithë dhe skemi çka bëjmë. Po në rrezik jemi po. Nuk ka ndodh të na sulmojnë por mund të ndodh” “Ne këtu në qendër jetojmë, as derën nuk e hapim dot, sa e hapim derën brenda futen qen dhe smund ti përzëmë” “Pronaren dy herë e kafshuan. Unë pres të vjen ndonjë njeri dhe pastaj të kaloj, s’mundem vet. Nipërit i kam në shkollë muzike, kthehen duke qarë, gjyshe qen ka shumë, dhe s’e mbërrijnë orën. Kot askush asgjë nuk ndërmerr”

Drejtuesi i qendrës për trajtimin e qenve endacak, Rami Selmani tha për Alsat se qytetarët janë paralajmëruar më herët se gjatë këtij sezoni, qentë endacak si pasojë e të ftohtit dhe mungesës së ushqimit egërsohen dhe shpesh ndodh që të sulmojnë. Ankohet se, paratë e lëshuara nga komuna, nuk mjaftojnë për trajtimin e numrit të madh të qenve që ka Tetova. “Unë këtë e kam paralajmëruar që para një muaji se do ketë qen dhe do jenë agresiv shkaku i ngricave dhe mungesës së ushqimit.

Ajo është mjaftueshme por nuk arrin ta mbulojë kjo sasi e parave, por mund të rritet edhe më shumë, megjithatë, nëse nuk marrin masa edhe komunat tjera, e kot është nuk ka vlerë asgjë- deklaroi Rami Selmani, Qendra për trajtimin e qenve endacakë.

Nga komuna e Tetovës thonë se në buxhetin e këtij viti kanë shtuar mjetet për trajtimin e qenve në dy milion euro. Por sipas drejtuesit të qendrës për trajtimin e qenve, kjo shumë nuk është e mjaftueshme. Shtimi i numrit të qenve endacak nëpër rrugët e qytetit, ndodh shpesh pikërisht nga moskujdesi i komunave rurale. Ata përfundojnë në qytet duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat