Në Tetovë vozitet edhe mbi 100 km/h, për katër orë 55 gjoba

Tetova

Në Tetovë vozitet edhe mbi 100 km/h, për katër orë 55 gjoba

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Për katër orë policia e Tetovës dënoi 55 vozitës të automjeteve për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në qytet, në shtrirjen nga hyrja në Tetovë deri tek rreth rrotullimi afër “Monopolit”.

Nga SPB thonë se tek tre shoferë shoferë konstatuan se automjetet i drejtojnë me mbi 100 kilometra në orë. Policët përdorën radarin e natës në kudër të aksionit prej orës 18:00 deri në orën 22:00.

“Stacioni policor i Tetovës për siguri më komunikacionin rrugor në kuadër të aktiviteteve të përforcuara kontrolluese për shpejtësi, të cilat prej kohë më pare vazhdimisht po kryhen edhe në orët e natës, në mënyrë ligjore sanksionuan gjithsej 55 automjete, përkatësisht vozitës të cilët e tejkaluan maksimalisht shpejtësinë e lejuar në vendbanim. Tre nga automjetet kanë lëvizur me shpejtësi prej mbi 100 kilometra në orë, ndërsa të tjerët tejkaluan për 30 deri 50 kilometra në orë”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresa, përderisa tre vozitësve, të cilët kanë drejtuar automjetet mbi 100 kilometra në orë, përkohësisht do t’u merret patent shoferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat