Tetovë dhe Gostivar – Çfarë veprash janë regjistruar në polici ditën e fundit

Tetova

Tetovë dhe Gostivar – Çfarë veprash janë regjistruar në polici ditën e fundit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (14.02.2021/15.02.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 9 persona (TE-8 GV-1), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 26 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 390 personave (TE- 287 dhe GV-103) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar mosrespektim i vendimeve.
……

Dje (14-shkurt) rreth orës 14:15, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.M. (18) dhe një 17-vjeçar nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjet marihuanë.
Pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të vijojnë parashtresat adekuate.
……

Mbrëmë (14 shkurt) rreth orës 22:25, në Tenovë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë sekuestruar përkohësishtë veturën “Renault 4” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një person 17 vjeçar nga ky fshat. Për arsye se vetura nuk kishte qenë e regjistruar më shumë se 6 muaj.
Rasti është duke u sqaruar dhe tij kundër pronarit të veturës do të përgaditen parashtresa përkatëse.
……

Sot (15-shkurt) rreth orës 4:30 në SPB Tetovë, është raportuar një zjarr në shtëpinë e 61-vjeçarit Z.J. nga Gostivari, që ndodhet në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është djegur një pjesë e kulmit të shtëpisë, njehsori elektrik dhe përçuesi elktrik.
Gjatë ditës së sotme, ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar do të inspektojë vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat