Përfshihet nga flakët një makinë në Tetovë, shkaktohet dëm material

Tetova

Përfshihet nga flakët një makinë në Tetovë, shkaktohet dëm material

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para para orës 16:00 në rrugën e UÇK-së në Tetovë një makinë është përfshirë nga flakët.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen ndërsa supozohet të jenë nga sistemi elektrik i makinës, thonë në NJTKZ Tetovë, të cilët kanë intervenuar me zjarrfikës për shuarjen e zjarrit. Arritja në kohë e zjarrfikësve të Tetovës, ka bërë që të shpëtoj trafoja e furnizimit me energji elektrike të lagjes, në afërsi të së cilës ka qenë makina që është përfshirë nga flakët.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në makinë nuk ka pasur njerëz dhe dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Ekipi i SPB-së së Tetovës, kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat