Kryetari i Tearcës së Tetovës me buxhetin e shtetit shtron asfaltin drejt restaurantit të tij!

Tetova

Kryetari i Tearcës së Tetovës me buxhetin e shtetit shtron asfaltin drejt restaurantit të tij!

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani kalon projektet për ndërtimin e rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj komune me parcelën e tij.
Ska*ndalet e Kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani nuk kan të ndalur, në fushën të cilën më herët e asfaltoi rrugën e cila të çonte te parcela e tij private, Isen Asani është duke ndërtuar restaurant.

Përderisa shumë fshatra të komunës së Tearces kanë probleme të shumta me rrugët kryesore, në Komunën e Tearces, kreu i kësaj komune ka kaluar projektet për ndërtimin e disa rrugëve por të gjitha këto rrugë çojnë te fusha e kryetarit të kësaj komune Isen Asani i cili në vitin 2016 asfaltoi rrugën fushës e cila çonte deri te fusha e tij, e që në opinion flitet se Asani aty po ndërton restorant.

Pra kreu i kësaj komune vazhdon të përgatit terenin për përfitime personale. Në këshill në vitin 2019 kanë kaluar projektet për ndërtimin e rrugës e cila lidhë fshatin Dobrosht me fshatin Nerasht, rruga e cila e lidh fshatin Pershefc me Dobroshtin, rrugën që lidh fshatin Oder me fshatin Nerasht. Të gjithë këto rrugë kalojnë tek rruga e fushës së kryetarit të komunës së Tearces Isen Asanit.
Me herët ndërtimi i kësaj rruge irritoi banorët e këtyre vendbanimeve pasi ajo rrugë shpie drejt arës së kreut të Komunës së Tearcës, Isen Asani. Në dokumentet kadastrale ai rezulton bashkë pronar i parcelës së asfaltuar. Parcela nr. 2925 Komuna kadastrale Dobrosht-jashtë rajonit ndërtimorë, ndërsa Isen Asani është bashkëpronar i parcelës e cila është regjistruar në fletën e pronësisë numër 1766.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë rrugë nga rrugët e tjera është edhte trashësia e jashtëzakonshme e asfaltit, e cila kalon çdo normë madje edhe të rrugëve urbane dhe atyre magjistrale. Banorët e fshatrave për rreth akuzojnë se kjo rrugë është bërë pikërisht për shkak se shpie drejt parcelës së kreut të Komunës Isen Asani, sepse sipas tyre në të kundërtën kjo komunë ka shumë nevoja të tjera më prioritare nga më të ndryshmet. Gjithashtu ata thonë se më së shumti i ka irituar edhe fakti që kjo rrugë nuk ka përfunduar deri në fshatin e tyre për ta lidhur Nerashtin me Dobroshtin, por është ndërprerë, siç thonë ata, deri aty ku i ka konvenuar kreut të Komunës.

Në fshatin Neprishten, Sllatine, Tearce, Pershefc, Gllogje Oder etj shumica e rrugëve dytësore e kryesore janë të shkatërruara dhe banorë të revoltuar me veprimin e fundit të kreut të Komunës për të cilin thonë se i ka harruar nevojat e tyre elementare, ndërsa shuqon biznesin e tij.
“Rrugët janë të prishura shumë, veturat prishen, s’bëhet gjë këtu, ai vetëm gënjen e shiqon punët e veta, thonë banorët revoltuar.
Banorët lokale thonë se kreu i Komunës po ndërton edhe objekt gastronomiknë në parcelën në të cilën shpie rruga e ndërtuar nga Komuna me paratë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat