Arrestohen dy persona, kërcënuan një punonjëse në Spitalin e Tetovës

Tetova

Arrestohen dy persona, kërcënuan një punonjëse në Spitalin e Tetovës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Një burrë dhe një grua të moshës 28 dhe 24 vjeçe janë arrestuar pasi mbrëmë diku rreth orës 19:00 e kërcënuan një punonjëse të Spitalit të Tetovës.

“Mbrëmë rreth orës 18:45 minuta, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, policia ka privuar nga liria S.A. 28 vjeç dhe S.A. 24 vjeç nga Tetova.

Personat në fjalë kanë ofenduar dhe kërcënuar 34 vjeçaren, e punësuar në Spitalin e Tetovës, në të cilin është kuruar një familjar i tyre”, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se policia po merret me zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat