Universiteti i Tetovës, publikohen plagjiaturat e disa profesorëve

Tetova

Universiteti i Tetovës, publikohen plagjiaturat e disa profesorëve

Më: 17 mars 2021 Në ora: 09:58
Universiteti i Tetovës

Revista e njohur “Veritas” ka publikuar një hulumtim të gjerë duke zbuluar plagjiaturat dhe kopjimin e punimeve shkencore të disa profesorëve të mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në mesin e profesorëve të cilët sipas revistës “Veritas” kanë bërë plagjiaturë punimet shkencore janë Nexhbedin Beadini, Sheqibe Beadini, Albulena Beadini, Emira Bexheti, Mirlind Bexheti, Destan Halidi, Ekrem Ismani dhe disa të tjerë.

Hulumtimi i kësaj reviste është bërë në mënyrë të hollësishme, duke përmendur saktësisht pjesët të cilat janë kopjuar dhe më pas janë publikuar si punime të autorëve në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat