Pa leje ndërtoi shtëpizë në Kodrën e Diellit, paditet 43-vjeçari nga Tetova

Tetova

Pa leje ndërtoi shtëpizë në Kodrën e Diellit, paditet 43-vjeçari nga Tetova

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:01
Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka parashtruar padi penale ndaj 43-vjeçarit, A.R. nga Tetova, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “uzurpim të patundshmërisë” dhe “Ndërtim pa leje”.

Nga MPB thonë se gjatë vitit 2020, në Kodrën e Diellit, në vendin e quajtur “Jelak”, i denoncuari në rolin e investitorit, pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm, ka ndërtuar vikend shtëpizë në tokë shtetërore.

“Më 11.01.2021, nëpunës të autorizuar nga Kodra e Diellit, në të njëjtin vend kanë vërejtur punëtorë se si po realizojnë punime ndërtimore.

Në të njëjtën ditë, ekipi i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes, pas çfarë është përgatitur dokumentacioni”, njofton nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat