Zjarr në një banesë në Tetovë

Tetova

Zjarr në një banesë në Tetovë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nuk ka të lënduar në zjarrin që ndodhi sot rreth orës 8 në një banesë në bulevardin “Marshall Tito” përballë Tregut të Gjelbër në Tetovë.

Është djegur një pjesë e një banese që ndodhet në katin e tretë.

“Ndërhymë me dy automjete dhe tetë zjarrfikës. Zjarri u fik rreth orës 7:50, ndërsa për një orë u lokalizua dhe u shua”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit, Uka Aliti.

Pas shuarjes së zjarrit është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat