NPK “Tetova”: Prej sot nuk do të ketë kufizime të ujit për pije

Tetova

NPK “Tetova”: Prej sot nuk do të ketë kufizime të ujit për pije

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon qytetarët se prej ditës së sotme nuk do të ketë kufizime në furnizimin e qytetit me ujë.

Nga NPK “Tetova” thonë se kjo vjen si rezultat i rritjes së temperaturave ditëve të fundit dhe është rritur sasia e ujit.

“Si rezulltat i rritjes së temperaturave ditëve fundit, sasia e ujit për pije në qytetin e Tetovës shënon rritje dhe arrinë në një mesatare prej 370 l/sec, sasi e mjaftueshme për furnizim normal të qytetit me ujë për pije. Prandaj nga dita e sotme, nuk do realizohet restriksion të ujit për pije”, (sic) thonë nga NPK.

Ndryshe, qytetarët e Tetovës muaj me radhë ka pasur probleme me furnizimin me ujë, për defekteve në rrjetin e ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat