Ura në Tetovë mbeti pa mbrojtëse anësore, nevojitet kujdes gjatë lëvizjes

Tetova

Ura në Tetovë mbeti pa mbrojtëse anësore, nevojitet kujdes gjatë lëvizjes

Më: 3 maj 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Ka rënë një mbrojtëse anësore në urën e fundit të Lumit Shkumbin në Tetovë në rrugën Industriale.

Qytetarët e këtij blloku kanë vërejtur se ka rënë pengesa dhe kanë denoncuar problemin në polici dhe te zjarfikësit.

“Rreth orës 18:00 kishin thirrje nga qytetarë se është rrëzuar pengesa në urë. Ndërhymë menjëherë me vendosjen e shirita në mënyrë që të kufizohet lëvizja dhe të shmanget rreziku ka rrëzimi nga ura”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit, Uka Aliti.

Qytetarët shprehen se kjo mbrojtëse anësore për një periudhë të gjatë ka qenë jostabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat