Dhunë ndaj një fëmije në Tetovë, policia heton incizimin e publikuar në rrjete sociale

Tetova

Dhunë ndaj një fëmije në Tetovë, policia heton incizimin e publikuar në rrjete sociale

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Policia e Tetovës po punon në rast pas denoncimit ku disa të mitura ushtrojnë dhunë ndaj një fëmije, ndërsa ngjarjen e kanë incizuar dhe kanë publikuar në rrjete sociale në internet.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në fshatin Përshevc të Tetovës para një muaji.

“Dje 45 vjeçari nga fshati Përshevc në SPB Tetovë ka denoncuar se para 1 muaji i mituri i tij në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona, bashkëfshatarë dhe më pas videon e incizuar e kanë publikuar në rrjete sociale.

Po ndërmerren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër personave të përfshirë do të vijojnë parashtresa adekuate”, tha zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat